Zyrtare/ Kalinic firmos me Atletico Madrid

Zyrtare/ Kalinic firmos me Atletico Madrid

Zyrtarisht ka përfunduar pas vetëm 1 sezoni zhgënjyes aventura e Nikola Kalinic-it me fanellën e Milanit. Kroati realizoi 6 gola në 41 takime e tani do të provojë që të bëjë më mirë në La Liga, ku ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Atletico Madrid. Trajneri Diego Simeone e mori futbollistin që t’i japë mundësi sulmuesit të tij kryesor Diego Costa që të shplodhet.

Zyrtarizimi i marrëveshjes u njoftua si nga klubi kuqezi, ashtu edhe nga ai spanjoll. Për kroatin ky që sapo u mbyll ishte një sezon i tmerrshëm, më i keqi i karrierës së tij, i cili kulmoi me përjashtimin nga kombëtarja ndërsa botërori sihte duke nisur. Për 30 vjeçarin, kalimi te bardhekuqtë është një shans i ri, e tani ai duhet që t’ia justifikojë besimin.

Comunicato Ufficiale: Nikola Kalinic ⬇https://t.co/YSFUM9pIR7

— AC Milan (@acmilan) August 9, 2018

Atletico Madrid pagoi për kartonin e futbollistit 12 milionë euro, shto këtu edhe 2 milionë të tjera bonus. Por Kalinic do të duhet që të punojë shumë që të sigurojë vendin e titullarit, duke qenë se në ofensivë ka emra si Antoine Griezmann dhe Diego Costa. /EDS/

Acuerdo con el @acmilan para el traspaso de Kalinic. ¡Bienvenido Niko! 🔴⚪🔴
➡ https://t.co/e6Z82fMf6B #AúpaAtleti #BienvenidoKalinic pic.twitter.com/zhHmPkKHOy

— Atlético de Madrid (@Atleti) August 9, 2018

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.