Zyrtare: Keylor Navas kalon te Paris Saint-Germain

02 Shtator 2019

Paris Saint-Germain  ka zyrtarizuar blerjen e portierin Keylor Antonio nga Real Madrid.

Portieri nga Kosta Rika ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2023.

Navas që ka dhe kombësi spanjolle, është lojtari i parë që vjen nga Kosta Rika në historinë e klubit të Paris Saint-Germain.

🆕🧤

🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/f6e1fjTtg9

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 2, 2019

Në Spanjë ai kanë luajtur te Albacete (2010-2011, 36 ndeshje), më pas në Levante (2011-2014, 70 ndeshje), për tu bashkuar pastaj te Real Madridi.

Keylor te Real Madridi bëri 162 paraqitje.

Ai fitoi cdo gjë që fitohet me këtë klub, përfshirë edhe tri Liga të Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com