Zyrtare/ Klubi i kuq njofton: Partizani-Bylis do luhet në “Air Albania Stadium”

19 Shkurt 2020

Një tjetër sfidë në impiantin më modern në vend, “Air Albania Stadium”, kësaj radhe vetëm 24 orë pas Kukësi-Tirana.

Partizani ka njoftuar zyrtarisht tifozërinë e tij se sfida shumë e rëndësishme e javës së 23-të, ajo me Bylisin, do të luhet pikërisht në stadiumin që ka zënë vendin e ish-”Qemal Stafës”.

Në fakt ka pasur disa pikëpyetje në lidhje me impiantin ku do të luhej kjo përballje pasi terreni i “Selman Stërmasit” ende nuk ka marrë formën e duhur pas ndërhyrjeve të fundit, ndërsa edhe fusha e “Air Albania Stadiumit” ka shfaqur shumë probleme.

Së fundmi në këtë stadium janë zhvilluar dhe ndeshjet e Kombëtares U16 të femrave, ndërsa tapeti vijon të jetë shumë i brishtë, njejtë si në takimin çelës që Shqipëria zhvilloi kundër Francës.

Partizani Air

Njoftimi i Partizanit:

KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 23
⚽FK PARTIZANI?KF BYLIS
?️E SHTUNË 22 SHKURT
⏰ORA 17:00
?️”AIR ALBANIA STADIUM”

Klubi njofton se takimi Partizani – Bylis i vlefshëm për javën e 23 të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet në “Air Albania Stadium” ditën e shtunë ora 17:00.
#PërjetMeTyPartizan?

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan