Zyrtare/ Kyle Walker firmos për 5 vite te City

Kyle Walker është zyrtarisht një futbollist i Manchester City-t.“Qytetarët” i paguan 54 milionë klubit të Totennham-t sterlina për të pasur shërbimet e tij.Kjo është një shifër rekord e dhënë për një mbrojtës.Futbollisti gjatë prezantimit tha se ndihet tepër i lumtur.Ai u shpreh se Pep Guardiola mund “ta çojë lojën e tij në një nivel të tjetër”.Tranferimi i Kyle Walker ka bërë që ai të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.Anglezi do të fitojë 130,000 sterlina në javë gjatë qëndrimit të tij krah Pep Guardiolës dhe do të marrë fanellën me numër 2 .”Unë jam i kënaqur që po nënshkruaj për “Cityn” dhe mezi po pres që të fillojmë”, tha ai.’Pep Guardiola është një nga trajneret më të respektuar në botë dhe unë mendoj se ai mund të më ndihmojë të çoj lojën time në një nivel të ri’.Walker është nënshkrimi i tretë i madh bërë nga Mançester City gjatë merkatos, pas Bernardo Silva-s dhe portierit Ederson, të cilët arritën nga Monako dhe Benfica respektivisht.