Zyrtare: Leon Dajaku transferohet te Bayern Munich

16 Korrik 2019

Bayern Munich e ka transferuar edhe zyrtarisht Leon Dajakun nga Stuttgarti.

Kampioni i Bundesligës e transferoi talentin shqiptar nga rivali i tyre, pas paraqitjeve mbresëlënëse në sezonin e kaluar.

Transferimin e sulmuesit shqiptar e ka konfirmuar skuadra gjermane në llogaritë e tyre sociale, ndërsa atë e ka mirëpritur drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“ËshtĂ« njĂ« talent i madh me tĂ« ardhme tĂ« ndritur. Jemi tĂ« lumtur qĂ« do ta kemi nĂ« skuadĂ«r njĂ« futbollist kaq tĂ« talentuar” ka thĂ«nĂ« Salihamidzic.

Herzlich willkommen, Leon! đŸ€
Juniorennationalspieler Leon Dajaku wechselt zum #FCBayern: https://t.co/BIdKJdJXPg#FCBAmateure #MiaSanMia pic.twitter.com/nvSmNcfPBq

— FC Bayern Campus (@FCBjuniorteam) July 16, 2019

Bavarezët thuhet se do të paguajnë 1.5 milion euro për Dajakun, ndërsa do të luajë te skuadra e dytë e Bayernit, që garon në ligën e tretë gjermane.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me ekipin U-19 të Stuttgartit, ndërsa ka kontribuuar në triumfin në DFB Cup dhe për arritjen në pozitën e dytë.

Ndryshe, në nivel ndërkombëtar ai luan me Gjermaninë U18, ku e ka shënuar një gol në tri paraqitje. Dajaku ka marrë numrin shtatë në fanellë, numër ky që i takonte Franck Riberys, që u largua në fund të sezonit të kaluar si lojtar i lirë /Telegrafi/

www.telegrafi.com