Zyrtare: Leroy Sane prezantohet si lojtar i ri i Bayern Munichut

03 Korrik 2020

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit gjerman, Leroy Sane nga Manchester City.

Ditëve të fundit është përfolur shumë për një arritje të marrëveshjes mes Bayernit dhe Cityt për Sane.

Nuk ka vonuar shumë dhe sot (e premte) ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit të lojtarit nga Etihad në Allianz Arena.

Është vet klubi bavarez që ka konfirmuar transferimin e tij me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjeteve sociale.

Welcome to the #FCBayern family, Leroy! 🤩

🗞️ https://t.co/5IjFOfjKPz#ServusLeroy #MiaSanMia @LeroySane19

— FC Bayern English (@FCBayernEN) July 3, 2020

“FC Bayern Munich ka nënshkruar Leroy Sane nga Manchester City, klubi i reprezentuesit gjerman që nga viti 2016”.

“24-vjeçari ka vendosur emrin e tij në një kontratë pesë-vjeçare deri më 30 qershor të 2025 dhe do të fillojë përgatitjet për sezonin e ardhshëm në Munich javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Shifra e transferimit të lojtarit nuk është bërë publike, por thuhet se Bayernit i ka kushtuar rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com