Zyrtare: Ligue 1 me 20 skuadra edhe edicionin e ardhshëm

23 Qershor 2020

Në Ligue 1 të Francës nuk do të ketë revolucion gjatë sezonit të ardhshëm, ku u flit për rritje të numrit të klubeve.

Kampionati elitar në Francë edhe në sezonin 2020-2021 do të vazhdojë të jetë me 20 skuadra.

Për shkak të mbylljes së parakohshme të këtij sezoni për shkak të COVID-19, fillimisht u vendos që të mos binte asnjë skuadër nga kategoria dhe sezoni i ri të i Ligue 1 të ishte me 22 skuadra.

Por me një komunikatë në faqen zyrtare liga franceze e futbollit ka bërë me dije se në asamblenë e mbajtur këtë të martë është vendosur me shumicë të votave që formati aktual të mos ndryshojë.

Në këtë pikë nuk dihet çfarë do të ndodhë me kërkesat e Toulouse dhe Amiens që dëshironin të luanin në elitë edhe sezonin e ardhshëm.

KĂ«to dy skuadra me shumĂ« gjasa do tĂ« rrĂ«zohen nga kategoria pĂ«r t’i bĂ«rĂ« vend dy ekipeve qĂ« u renditĂ«n tĂ« parat nĂ« Ligue 1, Lorient dhe Lens.

Tani pritet që Toulouse dhe Amiens ta apelojnë vendimin e ligës franceze të futbollit në komisionet përkatëse të federatës franceze të futbollit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com