Zyrtare, Maldini rikthehet te Milan

Kishte kohë që qarkullonte si lajm por tashmë është zyrtare, Paolo Maldini do të rikthehet te Milan, ku do të mbajë postin e Drejtorit të Zhvillimit Strategjik.

Deklarata zyrtare:

Kursi i ri drejtues i AC Milan është forcuar më tej me emërimin e Paolo Maldinit si Drejtor i ri i Zhvillimit Strategjik në Zonën Sportive. Paolo është një legjendë e gjallë në historinë e kuqezinjve për klasin e tij të jashtëzakonshëm, për talentin, udhëheqjen, besnikërinë dhe rekordet e tij të sukseseve, të pashembullt. Këto cilësi do të luajnë një rol vendimtar për ta kthyer Milan-in në madhështinë që meriton. Mbiemri “Maldini” prek zemrën e të gjithë tifozëve, simbol të një dinastie dedikimi dhe suksesi. Historia e lavdishme e familjes Maldini filloi me të paharrueshmin Çesare-n, babain e Paolo-s, kapiteni i ekipit që fitoi Kupën e Kampioneve në vitin 1963. Forca e Maldini-t dëshmohet nga fanella historike me numrin 3, që u tërhoq , dhe në të ardhmen mund të vishen vetëm nga Maldini të tjerë. Historia e Paolo në Milano është e pashembullt. Ai debutoi në Serie A kur ishte vetëm 16 vjeç më 20 janar 1985. Gjatë karrierës së tij si mbrojtës, Paolo fitoi 26 trofe: 7 kampionate kombëtare; 1 Kupa italie; 5 Superkupa italie; 5 UEFA Champions League (duke luajtur në 8 finale, një rekord që ai e ndan me Francisco Gento); 5 Superkupa Evropiane; 2 Kupa Interkontinentale dhe 1 Kupë Botërore për klube. Paolo u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit 2008/09 pas 25 viteve të lavdishme në fanellën e kuqezinjve, me 648 ndeshje në Serie A, një rekord absolut dhe 419 ndeshje me shiritin e kapitenit.

Paolo Scaroni, presidenti i ri i Milan-it ka deklaruar: “Nuk ka fjalë për të përshkruar atë çfarë Paolo Maldini përfaqëson për Milan-in. Ishte një privilegj ta shikoje atë duke fituar trofe të panumërt në fushë. Jam i lumtur dhe i nderuar që të punoj me këtë eksperiencë të re të Paolo-s. Do të jetë një përfitim i madh për klubin. Ky lajm, është gjithashtu një shenjë e përpjekjeve që Fondi Eliot po bën për të ndërtuar një shoqëri solide, edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë dhe do të duhet kohë. Por, ne kemi ambicie që bashkë me afrimin e Maldinit, të bëjmë një hap më shumë drejt rikthimit të Milanit të madh.”

Konferenca për shtyp ku do të prezantohet Maldini është programuar për ditën e nesërme, në orën 16:30 në Casa Milan./EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

.