Zyrtare: Milan nënshkruan me mesfushorin Rade Krunic

08 Korrik 2019

Mesfushori i Bosnje Hercegovinës, Rade Krunic ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Empoli në Milan për një shifër prej tetë milion eurosh plus bonuse.

Lojtari ishte tashmë në trajnim me Rossonerët, por çështjet finale të burokracisë u zgjidhën dhe ardhja e tij u njoftua këtë mbrëmje.

Është raportuar se Milani ka paguar tetë milionë euro plus bonuse për mesfushorin 25-vjeçar, i cili ka impresionuar në Empoli sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu: Rade Krunic për teste mjekësore në Milan

Ai shënoi pesë gola dhe siguroi gjashtë asistime në 33 paraqitjet të Serie A.

Zyrtarizimi i tij erdhi me anë të një video të bukur të postuar nga Milani në rrjetet sociale.

We know you know, but still, we want you to know! 😎 Welcome "DERA"

Sappiamo che già sapete, ma vogliamo comunque farvelo sapere 🤷‍♂ Benvenuto “DERA”#ForzaMilan 🔴⚫️ pic.twitter.com/NsMHpefbNA

— AC Milan (@acmilan) July 8, 2019

Krunic ka qenë në Stadio Castellani që nga viti 2015, ndërsa më parë luajti edhe te Hellas Verona.

Milan së shpejti do të blejë një tjetër mesfushor nga Empoli, Ismael Bennacer, i cili aktualisht është duke marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com