Zyrtare/ Monaco shkarkon trajnerin Jardim

11 Tetor 2018
Zyrtare/ Monaco shkarkon trajnerin Jardim

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por sot Monaco e ka bërë zyrtare. Leonardo Jardim nuk është më trajner i francezëve. Pas një fillimi të vështirë në kampionat, drejtuesit vendosën të ndryshonin

Përmes kanaleve të saj zyrtare, Monako ka njoftuar largimin e teknikut. Ekipi i Principatës, momentalisht është i parafundit në renditjen me vetëm gjashtë pikë në nëntë ndeshje. Jardim kishte ardhur në Montecarlo në 2014 dhe e udhëhoqi skuadrën drejt titullit në vitin 2017. Tashmë kërkohet pasuesi dhe në Francë janë të bindur se ai do të jetë Thierry Henry, i cili ka refuzuar ofertën e Aston Villa-s.

Fjalë falënderuese për ish-teknikun Jardim vijnë nga zëvendëspresidenti i Monakos, Vadim Vasilyev: “E ka bërë Monacon pikë referimi në Evropë. Largohet me një bilanc shumë pozitiv. Periudha e drejtimit të tij do të mbetet një ndër faqet më të bukura në historinë e klubit dhe Leonardo do të jetë gjithnjë pjesë e familjes Monaco “. /EDS/

#ObrigadoMister

Communiqué ➡ https://t.co/LiRiRA70lL pic.twitter.com/1uKzuldTBf

— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) October 11, 2018

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.