Zyrtare: Ndeshja kthyese mes Interit dhe Ludogortesit në Ligën e Evropës do të luhet me ‘dyer të mbyllura’

24 Shkurt 2020

Ishte raportuar në media dhe tani është zyrtare. Ndeshja kthyese në mes të Interit dhe Ludogretsit në kuadër të Ligës së Evropës do të luhet a tifozë.

Tashmë janë konfirmuar shtatë viktimat e para nga coronvirusi në Itali, ndërsa qindra persona janë të prekur.

Nerazzurët e fituan përballljen e parë 2-0 ndaj Ludogortes, ndërsa tani e duan kalimin në 1/16 e finales së garës së dytë më të madhe në Evropë për klube.

Skuadra bullgare ka konfirmuar se UEFA ka marrë vendim që ndeshja që zhvillohet të premten e kësaj jave, të zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i rrezikut nga coronavirusi.

Lexo po ashtu: Ludogorets kërkon informata shtesë nga Interi nëse ndeshja do të shtyhet shkaku i coronavirusit

“UEFAka njoftuar zyrtarisht se ndeshja ndaj Interit në Ligën e Evropës në raundin e 32-të do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në këtë mëngjes, klubi nga Milano ka dërguar një letë te Ludogorets duke njoftuar se autoritetet kanë dhënë leje që përballje të zhvillohet pa tifozë”, thuhet në njoftim.

Në Itali nuk duan të rrezikojnë që virusi të përhapet më shumë dhe të rrezikohen edhe lojtarët, andaj do të zhvillojnë ndeshjen pa tifozë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan