Zyrtare: Neuer vazhdon kontratën me Bayernin

20 Maj 2020

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer ka nënshkruar kontratën e re që do të mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2023.

34-vjeçari ka bërë 375 paraqitje për klubin që kur iu bashkua nga Schalke në verën e vitit 2011. Ai i ka ndihmuar Bavarezët që të fitojnë 18 trofe, përfshirë shtatë Bundesliga, pesë Kupa të Gjermanisë dhe një Ligë të Kampionëve në vitin 2013.

Neuer po ashtu ka bërë edhe 92 paraqitje për Gjermaninë, derisa ishte pjesë e skuadrës që fituan Kupën e Botës në vitin 2014.

“Manuel Ă«shtĂ« portieri mĂ« i mirĂ« nĂ« botĂ« dhe kapiteni ynĂ«”, ka thĂ«nĂ« Karl-Heinz Rummenigge.

Muajin e kaluar, Neuer përgënjeshtroi mediat gjermane se po kërkonte pesë vite kontratë që të qëndronte te Bayernin dhe duket se do të përfundojë tani karrierë aty. /Telegrafi/

Der beste Torwart der Welt hĂ€ngt zwei Jahre dran! #Neuer2023! 😍 pic.twitter.com/kQ8C3Xctiy

— FC Bayern MĂŒnchen (@FCBayern) May 20, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com