ZYRTARE/ Nga Seria A në Serinë B, ish-lojtari i Milanit ribashkohet me Berluskonin

28 Shtator 2020

Monza ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Kevin Prince Boateng nga Fiorentina. Mesfushori është ribashkuar me ish-drejtuesit e Milanit, Berlsukoni dhe Galiani.

Dyshja italiane janë pronarët e ekipit që garon në Serinë B, Monza. Boateng ka nënshkruar një kontratë deri në 2021, me opsion edhe për një vit tjetër.

Kevin Prince Boateng ka një karrierë të pasur, pasi më parë ka luajtur me Milanin, Dortmundin dhe Barcelonën.

Undicesimo colpo: ecco Kevin-Prince Boateng!🔥🤪🔝https://t.co/fcwEyIBf9N pic.twitter.com/iWL1hLjEvY

— AC Monza (@ACMonza) September 28, 2020

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com