ZYRTARE/ Nis revolucioni tek Kukësi, Mirel Josa i sakrifikuari i parë

03 Qershor 2021

Mirel Josa nuk do të jetë më trajneri i Kukësit. Tekniku kryeqytetas kishte ende një vit kontratë por pas një takimi me drejtuesit e klubit palët kanë vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit. Josa mori klubin verilindorë në një moment jo pozitiv ndërsa në fund të sezonit nuk arritën të sigurojnë të paktën një vend në kupat e europës, një objektiv ky që ka ndikuar jo pak në këtë vendim. Klubi i Kukësit pritet ti nënshtrohet një revolucioni total gjatë merkatos së verës për të ndërtuar një ekip nga e para me një objektiv të qartë, të inaugurojnë stadiumin e ri me një trofe të rëndësishëm:

Kukesi

Njoftim i klubit
Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij 🤝

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com