Zyrtare, një legjendë holandeze merr drejtimin e “Tulipanëve”

Ronald Koeman është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares holandeze. Sipas “Sky Sports” 54-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë me “Tulipanët”. Koeman ka qenë asistent i Holandës në vitin 1997-1998 ndërsa më pas ka vazhduar karrierën si trajner nga Vitesse deri te Everton në sezonin që sapo lamë pas (2016-2017).

Federata Holandeze e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit, ish-futbollistit të saj pas dy eliminimeve të turpshme nga Evropiani 2016 dhe Botërori “Rusi 2018” që do të luhet në verë.

Koeman ka menaxhuar ekipe si, Vitesse, Ajax, Benfica, PSV, Valencia, AZ, Feyenoord dhe dy anglezet, Southampton me Everton. Ai gjithashtu ka bërë 78 ndeshje me fanellën holandeze, ku ka shënuar 14 gola. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan