Zyrtare: Perisic huazohet te Bayerni

13 Gusht 2019

Bayern Munich e ka huazuar për një vit edhe zyrtarisht Ivan Perisicin.

Ishte raportuar se bavarezët kanë paguar pesë milionë euro me mundësi për ta blerë për rreth njëzet milionë sosh në fund të këtij sezoni.

“Ivan do të na ndihmojë që nga fillimi me përvojën që ka në nivele të lartë ndërkombëtare”, tha drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.

ℹ️ @Brazzo: "Ivan has many years of international experience at the highest level under his belt and he can help us with this. He is technically gifted and versatile in attack." #ServusIvan #MiaSanMia pic.twitter.com/pFzjShPxaV

— FC Bayern English (@FCBayernEN) August 13, 2019

“Ai ka teknikë të mirë dhe është fleksibël në sulm. Jam i sigurt që Ivani do të përshtatet shpejt pasi e njeh Niko Kovacin dhe Bundesligën”, pohoi boshnjaku.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Gjermani. FC Bayern është një nga klubet më të mëdha në Evropë “, tha Perisic për ueb-faqen zyrtare të klubit.

Ndryshe, kroati më parë ka luajtur për VfL Wolfsburgun dhe Borussia Dortmundit para transferimit në Inter për 19 milionë euro në vitin 2015. /Telegrafi/

?️ "I promise to give my best every day" ? #ServusIvan #packmas pic.twitter.com/rAjtQmz2KM

— FC Bayern English (@FCBayernEN) August 13, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan