Zyrtare: Pioli, trajner i ri i Milanit

09 Tetor 2019

Milani ka emëruar zyrtarisht ish-trajnerin e Fiorentinas, Interit dhe Lazios, Stefano Pioli, si trajner i tyre i ri në një marrëveshje dy-vjeçare.

Rossonerët vendosën dje (e martë) për të shkarkuar Marco Giampaolon, ndërsa pa kaluar një ditë e plot kanë emëruar trajnerin e ri, Stefano Pioli.

Njoftimi i emërimit të Piolit në krye të klubit italian është bërë nga vet klubi kuqezi me anë të faqes zyrtare.

Lexo po ashtu: Giampaolo largohet nga Milani me disa rekorde negative

“AC Milan njofton emĂ«rimin me efekt tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« Stefano Piolit si trajner i ri nĂ« ekipin e parĂ«”.

Official Statement: Stefano Pioli âžĄïž https://t.co/nCj5eBgKT8 pic.twitter.com/GfytQuPOda

— AC Milan (@acmilan) October 9, 2019

“Klubi i uron Stefanos dhe stafin e tij stĂ«rvitor tĂ« gjitha mĂ« tĂ« mirat nĂ« punĂ«n e tyre”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Milanit.

53-vjeçari Pioli është një figurë e respektuar në futbollin italian pasi më parë ka drejtuar klube të njohura si Chievo, Bologna, Lazio, Inter dhe Fiorentina. /Telegrafi/

www.telegrafi.com