Zyrtare | Polonia emëron trajnerin e ri, emër surprizë!

12 Korrik 2018

Polonia e ka tashmë një trajner të ri. Adam Nawalka e mbylli pas pesë vitesh në krye të kombëtares së tij dhe tanimë është gjetur pasuesi i tij. Zyrtarisht në krye të ekipit do të jetë Jerzy Brzeczek, 47-vjeçari i cili ka qenë më parë pjesë e kombëtares si lojtar, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ishin disa alternativat e lakuara në media gjatë kësaj periudhe, mes tyre edhe emra si Gianni De Biassi, Slaven Bilic dhe Cesare Prandelli.

Zbigniew Boniek, legjenda polake që është në krye të Federatës, e ka gjetur zgjidhjen brenda vendit. Eksperiencat Jerzy Brzeczek nuk i ka të pakta, pasi prej vitit 2010 e ka nisur karrierën si trajner. Fillimisht ka drejtuar Rakow Czestochowa për katër vite dhe më pas kaloi te Lechia Gdansk. GKS Katowice për dy vite ishte ekipi tjetër i trajnerit të ri të Polonisë, që sezonin e shkuar ka drejtuar Wisła Płock. Tanimë do drejtojë kombëtaren e tij, me të cilën ka fituar medaljen e argjendtë në Olimpiadën e vitit 1992 në Barcelonë.

Si lojtar karrierën e ka kaluar në Poloni, por ka luajtur edhe në Austri e Izrael. Maccabi Haifa ka qenë ekipi i tij në vitin 2000 dhe ia ka dalë të shënojë me ta 11 gola. Me Poloninë si lojtar Brzeczek është aktivizuar në 42 takime dhe ka realizuar katër herë.  Me eliminimin nga grupet e Botërorit “Rusi 2018” ishte e nevojshme të bëhej një ndryshim dhe shpresohet shumë që të vijnë rezultatet pozitive. Lojtarët cilësorë Polonisë nuk i mungojnë.  /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan