Zyrtare: PSG blindon portierin Areola

20 Dhjetor 2018

Alphonse Areola ka nënshkruar kontratë të shumë vjeçare re me Paris Saint-Germain.

Portieri francez ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin parisien.

Rinovimi i tij nuk po vinte pasi Areola ka mbetur si zgjedhje e dytë pas transferimit të Gianluigi Buffonit.

Lexo po ashtu: Areola zëvendësues i Handanovicit te Interi

Këtë situatë u munduan shumë klube evropiane të shfrytëzojnë për ta transferuar Areolan.

Megjithatë, tani gjithçka ka marrë fund pasi portieri dhe drejtuesit e klubit nga Parc des Princes janë pajtuar për vazhdimin e kontratës.

?❀?One-club man @AreolaOfficiel signs until 2023!

? #Areola2023 pic.twitter.com/gpronIADUX

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 20, 2018

Kështu, Areola ka nënshkruar kontratë të re për pesë vite me PSG-në, e cila e mban në klub deri në verën e vitit 2023.

?❀? @AreolaOfficiel #Areola2023 pic.twitter.com/vpCbqFNymU

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 20, 2018

“Njeri i njĂ« klubi nĂ«nshkruan deri mĂ« 2023”, thuhet nĂ« njoftimin e PSG-sĂ« nĂ« Twitter.

Ndryshe, Areola është akademi e PSG-së dhe nga dalja në ekipin e parë ka pasur plot 196 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com