Zyrtare: PSG e transferon Sarabian nga Sevilla

02 Korrik 2019

Paris Saint-Germain e ka transferua edhe zyrtarisht Pablo Sarabian nga Sevilla.

Skuadra spanjolle dhe ajo franceze kanë arritur marrëveshje për mesfushorin spanjoll që të kalojë në Parkun e Princave.

Sarabia u largua nga Sevilla pas tri sezoneve të kaluar në klub, që nga transferimi i tij nga Getafe. Në këto vite, ai ka zhvilluar 151 paraqitje zyrtare, duke shënuar 43 gola dhe ka bërë 38 asistime.

✍️?? @Pablosarabia92, le milieu offensif espagnol du @SevillaFC_FRA, 27 ans, s’est engagé pour 5 saisons avec le Paris Saint-Germain ✔️
Interview ? et photos ? à découvrir vendredi sur https://t.co/oDgvOgVNCY !#WelcomeSarabia pic.twitter.com/RcguM86gO8

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 2, 2019

Mesfushori ofanziv ka luajtur 101 ndeshje në La Liga, 18 në Ligën e Kampionëve, 13 në Ligën e Evropës, 16 në Kupën e Mbretit dhe tri në Superkupën e Spanjës.

Sezoni 2018/19 ishte tejet i mirë për Sarabian, pasi mesfushori shënoi 13 gola dhe bëri 13 asistime, e që i sigurojë në këtë verë transferimin te parisienët.

Kampioni i Ligue 1 i ka paguar ish-kampionit të trefishtë të Ligës së Evropës 20 milionë euro, derisa mesfushori ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan