Zyrtare: Suso transferohet te Sevilla

29 Janar 2020

Suso edhe zyrtarisht ka kaluar te Sevilla nga Milani.

Anësori spanjoll kompletoi testet mjekësore, për të kaluar kështu te klubi nga La Liga.

Milani ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për ta huazuar Suson te Sevilla me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Official Statement: @suso30oficial ⬇️https://t.co/viF7viz9Kl

— AC Milan (@acmilan) January 29, 2020

“Milani njofton se ka arritur marrëveshje me Jesus Joaquin Fernandes Saenz de la Torre (Suso) që t’i bashkohet Sevillës në formë huazimi me të drejtë blerje”, thuhet në njoftimin e Rossonerëve”.

Lexo po ashtu: Suso arrin te Sevilla për teste mjekësore

“Klubi dëshiron ta falënderoj Jesusin për anën profesionale që ka treguar në skuadër dhe i dëshiron më të mirat për të ardhmen në karrierë”, thuhet më tej në komunikatë.

Edhe Sevilla e ka konfirmuar transferimin e Susos, derisa nga Milani pritet të largohen edhe Piatek e Lucas Paqueta. /Telegrafi/

📄🖊️✔️ ¡Oficial!

¡@suso30oficial es nuevo futbolista del #SevillaFC! ⚪️🔴#vamosmiSevilla #WeareSevilla

— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) January 29, 2020

www.telegrafi.com