ZYRTARE/ Tirana nuk humbet kohë, gjen zëvendësuesin e Albi Dokës

02 Gusht 2020

Titulli kampion është vetëm fillimi i një cikli të ri, të paktën ky është objektivi i klubit. Drejtuesit bardheblu kanë nisur punën prej kohësh për të ndërtuar ekipin e së ardhmes, gjithçka nis nga aventura europiane. Jo vetëm afrime por nga kryeqyteti priten të largohen disa lojtarë titullarë si Albi Doka. Kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë por kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për Ardit Toli. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Tirana ka bërë zyrtare afrimin e mbrojtësit 23-vjeçar:

Ardit Toli vishet bardheblu!
Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re. #identitetitirona
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan