Zyrtare, Tirana rinovon kontratën me Idriz Bathën

08 Gusht 2020

Ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit, titullarë i padiskutushëm por dhe një nga lojtarët pa kontratë.

Tirana dhe Idriz Batha gjejnë gjuhën e përbashkët për vijimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi bardheblu ka njoftuar arritjen e marrëveshjen me mesfushorin:

“Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Idriz Batha.
Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri. #identitetiTirona”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com