Zyrtare: VAR do të përdoret edhe në Champions League nga sezoni i ardhshëm

Pas polemikave gjatë muajve të fundit, UEFA më në fund ka marrë vendimin për të përdorur VAR në kompeticionet e saj, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, duke përfshirë edhe Champions League. Kjo u njoftua nga organi qeverisës i futbollit evropian, në përfundim të takimit. VAR do të përdoret duke filluar nga raundet paraeleminatore të gushtit të ardhshëm në Champions League. Në vitin 2019 do të futet gjithashtu edhe në Superkupën e Evropës, në vitin 2020 për Europa League dhe Kampionatin Evropian, ndërsa në vitin 2021 do të përdoret për fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve.

Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, komentoi: “Ne jemi të bindur se përdorimi i VAR në gusht të vitit 2019, do të na japë kohën e mjaftueshme për të ndërtuar një sistem që mund të garantojë përdorimin efikas dhe të suksesshëm, si dhe të përgatisë gjyqtarët, për Champions League, garën më të rëndësishme të klubeve në botë “.

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit dhe Eca, shoqata e klubeve evropiane, ishte ai që kërkoi me forcë përdorimin e VAR në garat evropiane. Pas debatit post-Real Madrid-Juve të vitit të kaluar, me fundin e diskutueshëm të ndeshjes, është rikthyer të flitet për këtë temë pas ndëshkimit të Cristiano Ronaldo-s përballë Valencia-s javën e kaluar. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan