Zyrtarizimi, Kryqi i Kuq në Superiore dhe te kombëtaret

Zyrtarizimi, Kryqi i Kuq në Superiore dhe te kombëtaret

Federata Shqiptare e Futbollit ka nënshkruar një marrëveshje me Kryqin e Kuq Shqiptar. Gjithçka është zyrtarizuar ditën e sotme, kur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në selinë  Kryqit të kuq dhe ka nënshkruar së bashku me presidentin e kësaj shoqate, z. Ylli Alushi.

Marrëveshja konsiston në bashkëpunimin në fushën e dhënies së ndihmës së parë në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por jo vetëm. Edhe në ndeshjet e Kombëtareve, meshkuj dhe femra, vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar do të japin ndihmën e parë, duke sjellë më shumë siguri në terrenet tona sportive gjatë zhvillimit të ndeshjeve. /EDS