REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Palët firmosën sot kontratën e bashkëpunimit

Zyrtarizimi, Kryqi i Kuq në Superiore dhe te kombëtaret

12 Janar 2018 10:50

Federata Shqiptare e Futbollit ka nënshkruar një marrëveshje me Kryqin e Kuq Shqiptar. Gjithçka është zyrtarizuar ditën e sotme, kur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në selinë  Kryqit të kuq dhe ka nënshkruar së bashku me presidentin e kësaj shoqate, z. Ylli Alushi.

Marrëveshja konsiston në bashkëpunimin në fushën e dhënies së ndihmës së parë në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por jo vetëm. Edhe në ndeshjet e Kombëtareve, meshkuj dhe femra, vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar do të japin ndihmën e parë, duke sjellë më shumë siguri në terrenet tona sportive gjatë zhvillimit të ndeshjeve. /EDS 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Vetëm 10 ditë zgjati aventura e Nevil Dedes tek Erzeni

La drejtimin e Erzenit, Dede jep arsyet në EDS

23 Janar 2018 18:33

Vetëm 10 ditë zgjati aventura e Nevil Dedes në stolin e Erzenit. Trajneri tiranas nuk ka vijuar të jetë më tej trajneri i këtij ekipi për një arsye madhore, familja. Ai ka njoftuar ditën e sotme drejtuesit e klubit për këtë dorëheqje, duke i lënë rrugën të lirë një tjetër trajneri.

Dede është kontaktuar nga EDS ku ka zbuluar arsyen që e shtyu për të ikur nga stoli i Erzenit. “Për shkak të obligimeve familjare vendosa që të ndërpres marrëdhëniet me klubin shijakas. Nuk ka asnjë arsye tjetër, pra familja është mbi gjithçka, kështu që vendosa të përqendrohem te familja sesa te puna. I uroj suksese Erzenit”, përfundon Dede. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-lojtari i Kombëtares “flirt” në Azi

Skela “përfundon” në Abu Dhabi, merr pozicion të ri

23 Janar 2018 18:11

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ka marrë një rol të ri nga ish-skuadra e tij, Eintracht Frankfurt-i. Mesfushori ka qenë i ftuari i anëtarit të bordit Axel Hellmann-it. Zyrtari i skuadrës gjermane i ofroi shqiptarit një eksperiencë 1 javore në Abu Dhabi. Ai së bashku me figura të tjera të sportit gjerman kanë trajnuar për 1 javë persona me aftësi të kufizuar dhe vajzat në shtetin aziatik.

Hellmann shprehet mjaft i emocionuar për këtë eksperiencë. “Ne kemi partneritete këtu që shkojnë përtej ekipit profesionist. Duam të vazhdojmë angazhimin këtu si një nga klubet tradicionale të Bundesligës”, - shprehet ai. Skuadra gjermane mbetet një ndër klubet më të mëdha të Gjermanisë.

Skela luajti me ekipin e Eintracht Frankfurt-i prej vitit 2001 deri në vitin 2004. Ai ka lënë kujtime të mira në këtë klub dhe marrëdhëniet nuk i ka ndërprerë. Ish-kapiteni i Shqipërisë tani është kthyer në ambasador të klubit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Superligës së shtetit fqinj i shtohet edhe një tjetër shqiptar

U largua nga Kamza, sulmuesi firmos te Drenica

23 Janar 2018 17:52

U largua që në hapje të merkatos nga radhët e Kamzës. Sot Eduasportin.com zbulon ekskluzivisht se Denis Peposhi ka pranuar që të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar, pikërisht te Drenica. Kontaktet me këtë skuadër kanë qenë prej javësh, por sot është arritur akordi financiar.

Kontrata e lojtarit që ka luajtur për Kukësin, Korabin dhe këtë sezon për Kamzën do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni futbollistik. Më parë EDS kishte bërë të ditur se Peposhi do të firmoste në Kosovë, ndërsa sot është fakt gjithçka.

Përpos emrave të trajnerëve dhe lojtarëve që bëjnë pjesë në skuadra si Liria dhe Prishtina, sot kampionatit kosovar i shtohet një tjetër shqiptar. Kështu, elita e futbollit kosovar është kthyer në një destinacion për lojtarët shqiptarë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi firmosi kontratën me “demat”, zbuloni detajet

Partizani bën konfuz tifozët, çfarë pozicioni ka Ramadani?

23 Janar 2018 17:29

Partizani zyrtarizoi lojtarin e tretë për ditën e sotme. Sulmuesi Emran Ramadani firmosi kontratën me të kuqtë duke u bërë zyrtarisht lojtari i ri i të kuqve. Lojtari u afrua nga ekipi i Renova-s në ligën maqedonase të futbollit.

27-vjeçari hodhi firmën në kontratë për 2 vite e gjysmë. Kryeqytetasit kanë filluar të marrin formë pas goditjeve të fundit. 15 herë kampionët e vendit  kanë publikuar edhe fotot e Ramdanit me fanellën e “demave”.  Në fakt, konfuzion ka sjellë prezantimi i rolit të futbollistit, pasi lojtari është sulmues, ndërsa klubi e zyrtarizon si mesfushor.  

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Emran Ramadanin. Mesfushori 25 vjeçar, pjesë e ekipit të Renovës nga viti 2013, ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me 15-të herë kampionët e vendit për dy 2 vite e gjysmë. Mesfushori nga Tetova , pas firmës së hedhur në kontratë, është zyrtarisht lojtar i Partizanit. #MirsevjenNëFamiljenEKuqeEmran”, - shkruhet në njoftimin e klubit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment